Adnan Januzaj ishte në qendër të vëmendjes këtë merkato janari teksa u bë objektivi i dy skuadrave në Seria A, të Milanit dhe Romës. Kuqezinjtë ishin në kërkim të një sulmuesi krahu për të zëvendësuar Suso, ndërkohë që Roma për të zëvendësuar Nicolo Zaniolo. Në fund asnjë prej klubeve nuk vazhdoi më negociatat duke i kthyer përgjigje negative klubit të Real Sociedad e cila e ka në pronësi sulmuesin Januzaj.

Në Itali së fundmi kanë zbuluar arsyet se pse Milani nuk arriti të merrte futbollistin belg. Sipas medias CalcioMercato, Maldini, Boban dhe Massaro u interesuan veçanërisht për ish futbollistin e Manchester United, por në fund nuk u arrit konkluzioni i dëshiruar për shkak të kërkesave ekonomike. Klubi spanjoll kërkonte 12-15 milion euro për Januzaj ndërkohë që edhe vetë futbollisti nuk ulte kërkesat e tij financiare.

The post Ishte pranë kalimit te Milanit, zbulohen prapaskenat e bujshme. Ja pse dështoi transferimi i Januzajt appeared first on Sport.