Ish-portieri legjendar i Interit dhe Italisë në vitet ’80-’90 Valter Zenga është emëruar trajneri i ri i Kaljarit.

“Njeriu-merimangë”, siç njihej në kohën kur luante, pasoi Rolando Maranin, i cili u shkarkua ditën e sotme nga posti i trajnerit të Kaljarit. Zenga do të drejtojë ekipin deri në vitin 2021.

Ai ka një karrierë të gjatë si trajner ku ka drejtuar shumë ekipe brenda dhe jashtë Europës, si: Steaua e Bukureshtit, Ylli i Kuq Beogradit, Sampdoria, Palermo, Al-Xhazira, etj. Zenga njihet edhe në publikun shqiptar pasi është vetëofruar disa herë si trajner i kombëtares së Shqipërisë.

The post Ishte pranë akordit me Shqipërinë, trajneri i njohur merr drejtimin e klubit të Serisë A appeared first on Sport.