Kukësi shkarkoi trajnerin Shpëtim Duro fill pas barazimit 2-2 në sekondat e fundit ndaj Teutës. Ka qenë vetë presidenti Safet Gjici që ka marrë këtë vendim për stolin, duke mos kapërdirë dot tre ndeshjet jo maksimale të “njollosura” në minutat e fundit. Menjëherë pas këtij vendimi, Kukësi është vënë në kërkim të një trajneri, teksa ishte arritur marrëveshja me Skënder Gegën.

Gjithçka është prishur pas “ultimatumit” të dhënë nga Safet Gjici, që i kërkonte teknikut tropojan patjetër titullin në fund të sezonit. Kjo që nuk është pëlqyer nga 56 vjeçari, që si duket do të rikthehet në Shtetet e Bashkuara.

Trajneri kampion ndodhej në Tiranë për të ndjekur derbin e kryeqytetit, teksa rrjedha e ngjarjeve e vendosi atë në krye të Kukësit. Gjithçka tanimë është prishur, me verilindorët që i kanë besuar stolin një emri të njohur në futbollin shqiptar, siç është Orges Shehi. Prezantimi i tij do të bëhet sot në 11:00.

The post Ishte arritur akordi paraprak, zbulohen prapaskenat. Ja pse Gjici u prish me Gegën appeared first on Sport.