Partizani u mposht në derbi dhe një ditë para ndeshjes kundër Teutës, është Edmond Dosti që kërkon t’u japë “zemër” të kuqve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-sulmuesi kampion i kryeqytetasve falënderon tifozët për performancën e jashtëzakonshme në derbi si dhe u bën thirrje që nesër të mbështesin ekipin për kthesën e shumëpritur. Dosti i premton besnikëri skuadrës së zemrës teksa shkruan:

“Pavarësisht rezultatit dhe zhgënjimit që kishim pas ndeshjes derbi, dua të falënderoj të gjithë tifozët e Partizanit kudo por special Guerrilsat për emocionet dhe përkrahjen e madhe në këtë ndeshje. Rruga jonë vazhdon dhe me përkrahjen e juaj mund të arrijmë gjëra të mëdha së bashku pranda le të jet Durrsi kthesa per ne të gjithë Forca Partizani me ty deri ne vdekje”.

Kujtojmë që të kuqtë u mposhtën thellë nga Tirana me rezultatin 5-1, ndërsa nesër kryeqytetasit do të luajnë në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

The post Ish-sulmuesi i Partizanit shkund të kuqtë, ja çfarë thotë për ndeshjen ndaj Teutës appeared first on Sport.