Ish-mbrojtësi i Flamurtarit, Lorik Maxhuni, ka rrëfyer dramën që përjetoi në moshën 18-vjeçare në një prononcim për “Gazeta Blic Sport”, futbollisti tregon se si qëndroi në gjendje kome për 3 ditë, për shkak të këtij dëmtimi të tmerrshm, që ndikoi pr keq, në karrierën e tij.

Ëndrra e madhe e Lorik Maxhunit u ndërprerë në gjysmë, teksa ai po bëhej gati të shpërthente në Evropë, më saktësisht në Austri me klubin e Gak.

“Ishte viti 2011 dhe sapo kisha firmosur kontratë në Graz, në klubin GAK, ku në atë kohë trajner ka qenë Peter Stoger, i cili është shumë i njohur dhe ka udhëhequr edhe klube të Bundesligës, si Dortmund.

Një ditë, ai më ftoi në takim dhe më tha që ai po largohet në nje klub tjetër në Superligën e Austrisë, SC Ëiener Neustadt dhe më tha që ka dëshirë për të më transferuar edhe mua atje bashkë me të.

Unë në atë kohë isha 18 vjecar dhe do stervitesha me ekipën e parë, por do të luaja me ekipën e U21. Për mua ishte gjithçka në rregull”, rrëfen Maxhuni për fillimet e karrierës së tij në Austri.

Por, fatkeqësisht ky transferim nuk ndodhi kurrë, pasi Maxhuni pësoi një dëmtim të tmerrshëm në ndeshjen e fundit me klubin e Grazner AK, duke qëndruar në gjendje kome për tre ditë.

“Në ndeshjen e fundit me klubin ku isha GAK pësova një lëndim të tmerrshëm neë kokë. Pas lëndimit më transferuan drejt në spitalin e Grazit, ku kam qëndruar tre ditë pa vetëdije, pastaj fal Zotit gjërat shkuan mirë dhe e kalova atë lëndim të tmershëm.

Pasi që kisha marrë një tronditje në kokë, mjekët më thanë që duhet të qëndroj pushim nga 6 deri në 12 muaj prej aktiviteteve fizike. Kjo më ka dëmtuar shumë në karrierën time, por pastaj u ktheva në Kosovë  ku edhe tani vazhdoj të luaj. I lutem Zotit që asnjë të riut të mos i ndodhë një lëndim i tillë”, përfundoi Maxhuni. Maxhuni provoi gjithashtu një aventurë të shkurtër me Flamurtarin, duke veshur fanellën e vlonjatëve 5 sezone më parë./Panorama Sport

The post Ish-mbrojtësi i Flamurtarit tregon dramën: Isha në gjendje kome për tri ditë appeared first on Sport.