Ish-futbollisti i Birmingham Joey Hutchinson ishte me pushime në ishullin spanjoll në vitin 2016, ku theu qafën në pishinë teksa ishte në një lokal nate, që është në pronësi të vëllait të Gary Lineker, Wayne.

Ish-lojtari i Birmingham është gjetur në pishinë nga të ftuarit e tjer përpara se të dërgohej në spital.

Avokatët e lokalit janë shprehur se ai nuk ka të drejtë të hedhë në gjyq pasi kishte hyrë pa leje në zonën VIP.

Megjithatë, argumenti i tyre është hedhur poshtë nga gjykata dhe Hutchinson tani po përgatitet për miliona euro dëshshpërblim.

Ai ka mbetur tetraplegjik nga aksidenti teksa nuk arrin të lëvizë siç duhet shpatullat, bërrylët, kyçet dhe pjesë të tjera të trupit.

Ai tani kërkon 10 milionë euro dëmshpërblim pasi ai aksident bëri që karriera e tij si futbollist të merrte fund.

The post Ish-futbollisti theu qafën në pishinë, tani kërkon dëmshpërblimin e frikshëm appeared first on Sport.