Antonio Cassano ka humbur betejën ligjore me Kasacionin kundër Agjencisë së të Ardhurave. Siç ka bërë të ditur Ansa, ish-sulmuesi i Romaës dhe Barit do të duhet të paguajë 263 mijë në taksa të prapambetura.

Bëhet fjalë për shpërblime të marra nga lojtari për paraqitjet e bëra në fushën e lojës. Sipas gjykatësve puljezë, kishte “dyshime” mbi faktin nëse shuma në fjalë duhej taksuar. Ndërsa nuk ka patur asnjë dyshim në lidhje me këtë Gjykata e Kasacionit.

Cassano ka patur probleme të tilla në kohën kur luante në Spanjës me Real Madrid. Çështja e fundit ka lidhje me kohën ku ish-sulmuesi luante te Roma.

The post Ish-bomberi italian humb betejën, tani duhet të paguajë 263 mijë euro appeared first on Sport.