Interi dhe Bajerni i Mynihut janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për shitjen e Ivan Perisiç te bavarezët, raporton e përditshmja “Corriere dello Sport”.

Sipas raportimit, zikaltërit pritet të arketojnë rreth 15-20 milionë euro nga shitja e 31 vjeçarit kroat, i cili ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv në Gjermani.

Interi është i gatshëm për marrëveshje me Bajernin për sa i përket çmimit përfundimtar, duke qenë se kërkon të shpëtojë nga rroga e lartë prej 4.5 milionë euro që fiton Perisiç.

Sulmuesi kroat kaloi në Mynih si i huazuar në merkaton e verës së kaluar dhe këtë sezon ka arritur të shënojë 5 gola dhe të japë 8 asiste në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

The post Interi dhe Bayerni gjejnë gjuhën e përbashkët për Perisic, ja sa para do paguajnë gjermanët appeared first on Sport.