Të premten do të luhet derbi i radhës mes Tiranës dhe Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Interesimi i tifozëve për këtë takim është mjaft i madh nga ana e tifozëve të dy ekipeve që kanë nxituar të blejnë biletat e tyre. Kompaninë “blinibileta.com” që menaxhon “Air Albania Stadium” për llogari të klubit të Tiranës, bën me dije që deri më tani janë shitur plot 14500 bileta, shifër rekord kjo duke ditur që jemi dy ditë nga derbi i kryeqytetit. Sipas kësaj kompanie, nëse shitja e biletave vijon me të njëjtin ritëm, nesër pasdite pritet që të përfundojnë të gjitha duke e bërë stadiumin “Sold out”.

Kapaciteti i “Air Albania Stadium” është 22500 vende, ndërsa tashmë kanë mbetu edhe 8 mijë bileta për t’u shitur.

The post Interesim i jashtëzakonshëm, zbulohet numri zyrtar i biletave të shitura deri tani appeared first on Sport.