Pas dy fitoreve radhazi, Skënderbeu do të kërkojë ditën e nesërme përballë Luftëtarit të tretin sukses. Ky vit i ka gjetur korçarët në pozita shumë më komode, ndërsa zona e Kupave të Europës është vetëm tre pikë larg për të besuarit e trajnerit Ilir Daja.

Me një kundërshtar në vështirësi si gjirokastritët, bardhekuqve nuk iu falen hapat fals ndërkohë që do të kenë edhe dy rikthime të rëndësishme në prapavijë. Bëhet fjalë për Pollozhanin, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Teutës dhe Eni Imami që kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Kështu, të dy lojtarët i munguan ekipit në përballjen me Vllazninë, megjithatë tashmë janë sërish të gatshëm ndërsa në dispozicion prej javë së kaluar është kthyer pas pezullimit edhe Bajram Jashanica.

The post Ilir Daja “fërkon duart”, 2 rikthime të rëndësishme te Skënderbeu appeared first on Sport.