Tomas Strakosha ka një rol mjaft të rëndësishëm në suksesin e Lacios të këtij sezoni. Gardiani shqiptar ka treguar me performancat e tij se është ndër më të mirët në Serinë A. Kjo faktohet edhe me statistika, teksa futbollisti i Kombëtares udhëheq listën e portierëve me përqindjen e pritjeve më të lartë në elitën e futbollit italian mes atyre që të paktën kanë 20 paraqitje sezonale.

Strakosha ka një përqindje të pritjeve prej 77.9%, ndërsa falë kësaj statistike është në vendin e dytë në pesë ligat kryesore të Europës.

Mbi portierin kuqezi është vetëm Ruli i Montpelier i cili ka një përqindje pritjesh prej 78.1%. Kështu, statistikat kanë theksuar edhe njëherë cilësitë e jashtëzakonshme të Strakoshës mes shtyllave.

The post I pari në Serinë A dhe i dyti në Europë, statistika fantastike e Strakoshës appeared first on Sport.