Komisioni i Disiplinës vazhdon me “filmat” e zakonshëm. Dy javë më parë, edhe pse kishte ndeshje të martën, vendosi që të mos mblidhej para Kupës së Shqipërisë. I njëjti avaz edhe këtë mesjavë me Kupën dhe ndeshjet e saj. Si edhe më parë, Komisioni nuk është shqetësuar dhe nuk ka bërë mbledhje.

Një ritual i zakonshëm, por që mund t’i dëmtojë ekipet shqiptare. E sot është e mërkurë dhe të martën nuk u zhvillua asnjë mbledhje. Janë shumë çështje që disiplinori duhet t’i kalojë para se të luhen takimet. Nëse Disiplina mblidhet sot dhe jep dënime, atëherë planet e klubeve përmbysen. Në fakt, kohë më parë për një veprim të çuditshëm e ka pësuar Tirana që luajti pa tifozë tri ndeshje, edhe pse ishte dënuar dy takime për ngjarjet në derbi.

Ishte Disiplina që ngatërroi situatën, sepse nuk u mblodh të martën, por të mërkurën dhe Partizani luajti në Kupë me tifozë, ndërsa bardheblutë pa tifozë. Gjithsesi, komisioni juridik e ka vendosur. Sikur edhe malet të bien, mbledhja zhvillohet vetëm të mërkurën pasdite, duke favorizuar dhe disfavorizuar shumë skuadra të kampionatit të futbollit.

The post I njëjti avaz gjithmonë, Komisioni i Disiplinës lë sërish nam appeared first on Sport.