Real Madrid pësoi një humbje shokuese mbrëmjen e djeshme në transfertën e Levantes. Madrilenët humëbn me rezultatin 1-0, duke humbur kështu dhe kreun e La Ligës. Kapiteni I Realit, Sergio Ramos, pranon humbjen, ka disa fjalë për gjyqtarin dhe deklaron se nuk ka kohë për të humbur.

‘’Është moment më I rëdnësishëm I sezonit. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por duhet ta hedhim pas. Nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët, pasi dhe ata njerëz janë dhe bëjnë gabime. Sonte kemi dy penallti të mohuara, raste të pastra. Me këtë gjyqtar as nuk bisedon dot, ndryshe nga të tjerët’’, janë fjalët e Ramos pas ndeshjes, duke akuzuar gjyqtarin e takimit, Alejandro Hernández Hernández.

‘’Gjyqtari më ndëshkoi që në minutën e 10 me karton të verdhë dhe në fund të ndeshjes e pteta nëse ka diçka personale. Më vjen keq për dëmtimin e Hazard dhe I uroj që të rikthehet sa më shpejt. Shpresoj që të mos jetë serioze si herën e parë. Nuk kemi kohë për të humbur. Kemi dy ndeshje të forta këtë javë, kundër Cityt dhe Barçës dhe duhet të japim maksimumin tonë’’, mbyll spanjolli.

The post Humbje e papritur për Realin/ Sergio Ramos e thotë me të madhe kush është fajtori appeared first on Sport.