Humbja turpëruese në derbi e Partizanit kundër Tiranës dukej se kishte ngujuar lojtarët e të kuqve, të cilët nuk kishin reaguar deri më sot. Tashmë është Alban Hoxha, i cili jep një mesazh në rrjetet sociale duke kërkuar të mbyllin gojën të gjithë kritikët.

5 golat e bardhebluve do të mbeten në histori, megjithatë kapiteni i kampionëve reagon përmes një fotoje të De Geas, ku i ky i fundit kërkon të pushohet. Një ditë para ndeshjes me Teutën, “gardiani” i të kuqve duket se kërkon nga kritikët qetësi për të parë përpara pas asaj humbje në derbi.

The post Humbja turpëruese në derbi, Alban Hoxha u mbyll gojën kritikëve appeared first on Sport.