Nuk do të jem më trajner i Luftëtarit. Kam paraqitur dorëheqjen për shkak të rezultateve të fundit”. Nikolin Çoçlli është trajneri i katërt që largohet nga Luftëtari në sezonin 2019-2020.

Pas Klevis Dalipit, Klodian Duros dhe grekut Jorgos Marantas, i radhës që ikën për shkak të mosarritjes së objektivit është Çoçlli, i cili nuk e drejtoi më shumë se dy muaj skuadrën bluzi, duke marrë vetëm dy barazime ndaj Kukësit dhe Teutës. Vetë Çoçlli konfirmoi ekskluzivisht për “Panorama Sport” lajmin për largimin.

Gazeta mëson se trajner i ri do të jetë Neritan Novi, një emër i njohur në futbollin gjirokastrit, i cili prej dy vitesh është pjesë e stafit teknik. Bashkë me trajnerin e portierëve, Dritan Kristidhi, Novi do të drejtojë bluzinjtë deri në fund të këtij sezoni me shpresën se mund të ndodhë një mrekulli dhe skuadra t’i shpëtojë rënies.

Sot në orën 15:00 Novi do të prezantohet si trajneri i ri para ekipit nga drejtuesit e klubit. Luftëtari luan të shtunën në Gjirokastër kundër Laçit.

The post Humbja në transfertë, klubi i Kategorisë Superiore mbetet pa trajner appeared first on Sport.