Partizani ka nisur dje stërvitjet për javën e 25-të. Koha nuk premton, pasi vetëm të mërkurën do të zbresin në fushë për t’u përballur me Teutën. Seanca ka nisur me ritëm, por pa analizë.
pARTIZANI

Duket se është shmangur një mbledhje, për të mos rënduar më shumë gjendjen e grupit pas asaj humbjeje me shifrat 5-1 në derbi. Kundër durrsakëve do të ketë mungesa. Adolfo Sormani do të bëjë llogaritë pa Lorenco Trashin e dëmtuar dhe Eneo Bitrin të pezulluar prej të kuqit. E megjithatë, ngushëllues është rikthimi i Deian Boldor. Duket se dëmtimin e ka hedhur pas krahëve dhe në mesjavë do të jetë në formacion.

The post Humbja në derbi, te Partizani shmangin analizën. Sormani piketon zëvendësuesin e Bitrit appeared first on Sport.