Tirana fiton për herë të parë në historinë e grupmoshës U-19 Kupën e Shqipërisë. Bardheblutë mposhtën në finalen e zhvilluar në “Air Albania”, Shënkollin me rezultatin 3-2.

bandicam 2020-03-01 18-54-31-468

Triumf historik për bardheblutë e Bledar Devollit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës, konkretisht në minutën e 60-të, ishte autogoli i Ukut që kaloi në avantazh bardheblutë. 8 minuta më vonë Elezi dyfishoi shifrat.

bandicam 2020-03-01 18-54-16-375

Në minutën e 71-të, bardheblutë kishin shansin ideal për t’i çuar shifrat në 3-0, por Stafa gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Skuadra e Shënkollit provoi të rihapte sfidën në minutën e 86-të, kur Marku shënoi në portën bardheblu. Vetëm 1 minuta zgjati festa e skuadrës së Shënkollit, teksa Stafa shënoi golin e 3-të. Në fundin e lojës, Shënkolli shënoi edhe golin e dytë me anë të Hoxhës, duke bërë që takimi të përfundonte me rezultatin 3-2.

The post HISTORIKE/ Tirana U-19 fiton Kupën e Shqipërisë, skuadra e Bledar Devollit leksion Shënkollit U-19 appeared first on Sport.