Dinamo arriti që afro dy dekada më parë të rikthehet te titulli kampion, nën presidencën e Besnik Sulajt dhe me një skuadër që grumbulloi më të mirët e futbollit shqiptar. Mjafton të përmendësh portierin e tretë të Kombëtares, Ilion Lika, apo dhe sulmin, aty ku kualitete si: Fjodor Xhafa e Daniel Xhafaj, Klodian Asllani apo Ilir Qorri, Rigels Qosa e Ligoraq Tiko ishin një ofensivë që bënte diferencën ndaj kujtdo.

Pa harruar Redi Jupin, e Arjan Pishën, apo Pinarin e Dhëmbin apo Gallon e Bakallin pa harruar edhe Ahmatin. Dinamo të dukej si një kombëtare më vete.

Por, Dinamo që u rikthye në Ligën e Kampionëve si fituese e titullit kampion në Shqipëri, atë vit theu një rekord më vete për skuadrat shqiptare në Kupat e Europës, duke arritur që të fitojë në Lituani, aty ku mundi FBK Kaunas.

Kujtojmë që blutë, atë vit nisën që të ishin një skuadër vërtetë e fortë dhe që fitoi tri tituj kampionë për një periudhë prej 15 vitesh…

Klubi i Dinamos ka publikuar në faqen zyrtare edhe kujtimet e asaj ndeshje që bëri të ëndërrojnë tifozët blu…

The post Historike/ Ja rekordi që theu Dinamo në Kupat e Europës appeared first on Sport.