Racizmi në futboll është kthyer në një problem kohët e fundit. Shumë futbollistë me ngjyrë kanë renë pre e koreve raciste dhe sigurisht që nuk kanë munguar reagimet. Një nga “viktimat” është dhe mbrojtësi i Watford, Christian Kabasele, i cili ka kaluar një moment të tillë kur luante për Genkun.

“Unë vuajta një kor majmuni drejt meje gjatë një ndeshjeje kur luaja për Genkun. Për ta kundërshtuar atë që më ndodhi, vendosa të postoja një foton timen poshtë një majmuni dhe pyeta nëse ai më ngjante apo jo,” tregon lojtari.

“Ditën tjetër postimi im ishte fshirë nga Instagrami, sepse unë kisha shkelur rregullat,” deklaron lojtari që luan për kombëtaren e Belgjikës. 28-vjeçari është aktivizuar në 1216 minuta në Premier League këtë sezon dhe në të shkuarën e tij ka luajtur dhe për Ludogorets në Bullgari.

The post Historia e rrallë e mbrojtësit me ngjyrë/ Pyeta a më ngjan majmuni, ja çfarë më ndodhi appeared first on Sport.