Presidenti i Tiranës, Refik Halili, u shfaq tepër i emocionuar pas triumfit me Kukësit në kampionat. Në prononcimin pas ndeshjes për mediat, numri 1 i klubit bardheblu u shpreh:

“Skuadra i ka lojtarët brenda. Kam besuar te ata lojtarët, kam besuar te ajo skuadër. Gjej rastin të falenderoj që edhe Mema, edhe drejtori, edhe i gjithë klubi kanë punuar për merkaton. Sikur po ia shohim hairin. Themi që Egboja nuk donte të vazhdonte, por ja qe Egbo po sjell sukses. Për sa i përket ndërhyrjeve që bëj unë. Unë me thënë të drejtën bëj ndërhyrje, por jam i kujdesshëm, në fund fare vendos stafi”, u shpreh Halili.

The post Halili e thotë troç: Unë bëj gjithmonë ndërhyrje … appeared first on Sport.