Pep Guardiola flet hapur. Trajneri i Manchester City, i pyetur nga “Sky Sport”, pranoi se ekziston mundësia që të largohet nga “qytetarët”, ose më saktë të pushohet nga puna.

Ky është vetëm një reflektim hipotetik, por trajneri katalanas, pas një sezoni që, padyshim nuk është aq pozitiv, siç mund të pritej, po përballet me shumë thashetheme që e shohin atë larg Manchester City.

Fati i tij duket se do të varet shumë nga përballja me Real Madridin, në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve:

“E di që është shumë e vështirë ta fitosh Champions-in. Unë ëndërroj ta fitoj atë me Manchester City. Shpresoj t’i shijoj ndeshjet kundër Real Madridit. Do të japim më të mirën për t’i mposhtur të bardhët. Sidoqoftë, unë e di që, nëse nuk do të kemi sukses, presidenti, ose drejtori sportiv mund të vijnë dhe të më thonë: je i shkarkuar! Do ta pranoja”.

The post Habit Guardiola/ Tregon se çfarë do të ndodhë me të në rast se e mund Real Madridi appeared first on Sport.