Tirana do të përballet ditën e nesërme ndaj Flamurtarit, në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i skaudrës kryesuese, Emanuel Egbo, doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli në lidhje me sfidën ndaj kuqezinjve, duke u shprehur:

MUNGESAT- Do të jetë pak e vështirë, por mendoj se lojtarët që do futen në lojë për të zëvendësuar ata që mungojnë, janë gati për të dhënë 100 % të tyre. Unë kam thënë herë pas here që çdo lojtar brenda ekipit është i rëndësishëm. Edhe ata që luajnë, edhe ata që janë në stol. Kemi nevojë për të gjithë. Një shans për ata që do luajnë nesër, për të treguar veten.

NDESHJE DELIKATE – Normalisht është një ndeshje e fortë. Është njësoj si ndeshja me Partizanin. Janë 3 pikë brenda pavarësisht se ndeshje ndaj Partizanit ishte derbi, vlente 3 pikë. Flamurtarit është një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht. Janë ekip me eksperiencë dhe nuk duhet marrë lehtë. Duhet ta vlerësojmë dhe të futemi në fushë për të marrë maksimumin.

PIKËT E LËNA NË VLORË – Nuk ishte ndeshje e çuditshme. Është ekip që duhet vlerësuar. Nuk na ka marrë vetëm ne pikë. I ka marrë Bylisit, etj. I ka hapur probleme shumicës së ekipeve. Ka ndërthurje mes çunave të rinj dhe atyre me eksperiencë.

SHQETËSIMET E TJERA – Do të shohim deri nesër. Kale dhe Torasa janë për momentin 2 lojtarët që do të mungojnë 100%. Pastaj për pjesën tjetër  do të shikojmë nesër në çfarë gjendje janë dhe do të vendosim për formacionin.

KUR DO TA PRANONI QË TIRANA ËSHTË PËR TITULL? Do them në ndeshjen e fundit të kampionatit.  Kur të ketë edhe 1 ndeshje për të luajtur atëherë do të them objektivin. Ka edhe 12 javë, është një rrugë e gjatë. Do t’i marrim ndeshjet një dhe nga një. Do shikojmë punën tonë, nuk do të merremi me të tjerët.

The post Habit Egbo: Ja kur do them që Tirana është për titull appeared first on Sport.