Erling Haaland është garanci për Borussian e Dortmundit. Talenti norvegjez realizoi sërish për verdhezinjtë në sfidën e fituar 0-2 në “Weserstadion” ndaj Werder Bremenit. 20-vjeçari vulosi rezultatin përfundimtar të takimit në minutën e 66-të, teksa më parë (52’) për miqtë kishte zhbllokuar rezultatin Zagadou.

Nuk po sheh dritë në fund të tunelit skuadra e Mliot Rashicës, që pësoi humbjen e pestë radhazi e për rrjedhojë renditet e parafundit në Bundesligë, me vetëm 17 pikë.

Hoffenheimi i rrëmben pikën në kohën shtesë Gladbachut, duke barazuar 1-1 në “Borussia Park”, Vendësit shpërdoruan një 11-metërsh në minutën e 74-t me Plean, kur kryesonin 1-0 me gol të Ginter që në fillim të pjesës së parë. Gabimi i vendasve për ta mbyllur ndeshjen u kthye në avantazh psikologjik për miqtë, të cilët shënuan atëherë kur nuk kishte më kohë për Gladbachun për të realizuar një tjetër gol për fitoren.

Në dy takimet e tjera fituan ekipet udhëtuese: Dusseldorfi befasoi 0-2 Frieburgun, ndërsa Kolni shktatërroi 0-5 Herthan e Berlinit.

The post Haaland nuk di të ndalet/ Dortmundi zhyt në fund Bremenin e Rashicës appeared first on Sport.