Pas ëndrrave për titull në Bundesligë dhe një hapi pozitiv drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve (fitoi 2-1 ndaj PSG, në ndeshjen e parë), Borussia Dortmund mund të shijojë blerjen e bujshme të dimrit: Erling Haaland. Norvegjezi foli në faqen e internetit të Bundesligës, kryesisht duke treguar marrëdhëniet me babanë e tij, Alf-Inge Haaland, një ish-futbollist norvegjez:

“Babai ka qenë gjithmonë një model për t’u ndjekur nga unë. Gjithmonë jam lutur me vete që të bëhem një futbollist i shkëlqyer profesionist. Gjithë jetën time e kam pasur këtë objektiv në mendje. Karriera e babait tim? Mundohem të bëhem më i fortë se ai, edhe pse është gjithmonë një model për mua. Pa dyshim, për momentin jam akoma pas tij. Babai ka luajtur 34 ndeshje me Norvegjinë dhe më shumë se 200 ndeshje në Premier League”.

Pas kësaj deklarate moderne dashurie për babanë e tij, Haaland e përfundon intervistën duke folur për bukurinë e lojës te Borussia Dortmund, ku bashkëpunon me kolegë plot klas e teknikë të lartë: “Unë kam te Borussia Dortmund prej rreth një muaji, por menjëherë u ndjeva shumë mirë me të gjithë, veçanërisht në fushë. Luaj me lojtarë si Sancho, Reus dhe Hazard, ndaj më mbetet vetëm të pres topin”.

The post Haaland ka një objektiv të veçantë/ Dua t’ia kaloj babait tim appeared first on Sport.