Pep Guardiola është një nga trajnerët aktualë më të mirë në botë, megjithatë emri i tij cilësohet edhe si një nga më të mirët në histori. Katalanasi ishte një nga njerëzit që ka ndikuar më së shumti në futbollin e sotëm, teksa evoluoi një ide të re në fushë.

Taktikat dhe stili i lojës që përdor e bëjnë atë të veçantë, ndërsa epoka e tij te Barcelona ishte e mrekullueshme. Kështu, Pep ka arritur në majën e trajningut, por vetë si futbollist, spanjolli thekson se nuk ka qenë i mirë, sidomos në momentet kur sheh veten në të kaluarën.

“Isha një mesfushor shumë i avashtë. Nuk kisha gjuajtje, nuk dribloja shumë. Isha i dobët në lojën në ajër dhe nuk isha i shpejtë. Mund të më kalonin kollaj. Ndonjëherë shoh veten në ndeshjet e kaluara dhe e mendoj se në kohën e sotme nuk do luaja as për shaka”,u shpreh Guardiola.

The post Guardiola tregon pikën e tij të dobët si lojtar/ Nuk dija si të… appeared first on Sport.