Revolucion tek Juventus. Pronari Andrea Agnelli duket se është gati të hidhet në sulm për Pep Guardiola-n. Janë të sigurt për këtë në Angli, ku The Sun ka shkruar se drejtuesit e klubit italian janë të gatur të bëjnë gjithçka për ta marrë katalanasin në Torino.

Pjesa e parë e sezonit nën drejtimin e Maurizio Sarri-t, duket se nuk ka bindur drejtuesit bardhezinj, të cilët duket se kanë filluar të mendojnë për një të ardhme pa trajnerin toskan. Juventus do Pepe Guardiola-n në drejtim të ekipit për sezonin e ardhshëm.

Me kush që ta bindë, Andrea Agnelli do të ishte i gatshëm të kënaqte kërkesat ekonomike të trajnerit, por edhe ato teknike. Dhe, sipas shtypit italian, objektivi numër një i spanjollit është ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk.

The post Guardiola te Juventusi?/ Zbulohet kushti kryesor që spanjolli i ka vendosur klubit italian appeared first on Sport.