Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se nëse presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, kërkon të marrë mesfushorin belg Kevin De Bruyne, duhet ta telefonojë personalisht trajnerin katalanas. De Bruyne erdhi te City një vit pas trajnerit dhe së bashku kanë patur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm në fushën e lojës.

“A mund të shkojë De Bruyne në Madrid? Që të realizohet kjo gjë, duhet që fillimisht Perez të më telefonojë personalisht dhe ti jap një përgjigje atij”, u shpreh Guardiola për “Post United”.

Mesfushoi ka ralizuar 47 gola në 204 ndeshje për skuadrën e Manchester City, një lojtar i jashtëzakonshëm me pasimet e tij. Për këtë arsye, Guardiola nuk ka ndërmend ta lërë të lirë.

The post Guardiola habit me mesazhin për presidentin e Realit/ “Nëse do atë lojtar, më telefono” appeared first on Sport.