Vanessa Bryant kujtoi të mërkurën vajzën e saj të ndjerë Gianna që vdiq së bashku me babain e saj dhe 7 persona të tjerë në aksidentin me helikopter më 26 janar.

Vanessa publikoi disa foto në “Instagram” nga memoriali i gjimnazit për Xhanën me emrin e saj të shkruar në lule.

Ajo tregoi se sa shumë e kishte marrë malli për vajzën 13-vjeçare, e cila u nda shumë shpejt nga jeta.

“Gianna o zot sa më mungon. Isha me fat që u zgjova duke parë fytyrën tënde të mrekullueshme dhe buzëqeshjen mahnitëse për 13 vite. Do dëshiroja ta shihja deri në frymën time të fundit,”– shkroi nëna e saj në një prej postimeve.

Më pas publikoi një seri videosh nga ceremonia në “Harbour Day School në Corona Del Mar”, ku qëndronte fanella me numrin 2 të Gianna.

“Të dua dhe më mungon, na keni mësuar të gjithëve se asnjë veprim mirësie nuk është kurrë i vogël. Mami është akoma dhe gjithmonë do të jetë krenare për ty,”- shtoi Vanessa.

Është e paqartë se kur u mbajt ceremonia në nder të 13-vjeçares dhe kush i realizoi videot.

“Ajo ishte zemra dhe shpirti i këtij ekipi. Shpirti i saj konkurrues ishte infektues,”- tha trajneri i Harbor Day School.

Të mërkurën ajo postoi edhe një foto të bashkëshortit të saj Kobe duke buzëqeshur ku shkruan se humbi shokun e saj më të mirë.

“Më mungon kur më thoshe mirëmëngjesi princeshë/ mbretëreshë”- shkroi ajo.

The post Gruaja e Kobe Bryant i përlot të gjithë me postimin e fundit/ Më mungon kur më thoje… appeared first on Sport.