Emiliano Bullari, lojtari shqiptar, i cili ka luajtur dy ndeshje me Shpresat, është në listën e pritjes së skuadrës greke Olimpiakos, për sfidën e së enjtes në Ligën e Europës përballë Arsenalit.

Bullari mund të thirret nga trajneri Pedro Martins, për të qenë në stol për këtë ndeshje, pasi sulmuesi Sundani është dëmtuar për 6 muaj dhe i vetmi sulmues për momentin në radhët e pireotëve është El Arabi.

Sulmuesi shqiptar Bullari, luan me 19-vjeçarët e Olimpiakosit dhe po kalon një formë të mirë momentalisht, pasi ka shënuar 6 gola në tre ndeshjet e fundit. Ndërkaq ditën e djeshme shënoi 2 gola në sfidën ndaj Panionios U-19.

The post Greqia kërkon të na i rrëmbejë, nuk do e ebsoni ç’ka ndodhur me Emiliano Bullarin appeared first on Sport.