Kukësi barazoi dje 1-1 kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Verilindorët po triumfonin deri në minutën e 94-të, kur Mazzone i ngriu buzëqeshjen në fytyrë duke realizuar në fundin e takimit.

Pikërisht pas sfidës, trajneri Shpëtim Duro u pa tejet i acaruar, ndërsa Emiliano Musta ka qenë në listën e lojtarëve të kritikuar. Edhe pse realizoi një super gol, mbrojtësi i majtë i nënkampionëve duhej të kishte mbuluar sulmuesin e ballshiotëve. Kësisoj trajneri kryeqytetas i ka kërkuar llogari për vendosjen jo të mirë në momentin kur mallakastriotët barazuan.

The post Goli në sekondat e fundit, trajneri Duro shpërthen keq ndaj Emiliano Mustës appeared first on Sport.