Albano Janku, vëzhguesi i arbitrave në ndeshjen Partizani-Bylisi 2-2, duke komentuar golin “fantazmë”, në ndryshim nga bindja e arbitrave me vendimin që morën, thotë se është shumë e vështirë për të gjykuar nëse topi e ka kaluar ose jo vijën fatale.

Duke komentuar rastet për moviolë, ish-arbitri që tashmë ka të drejtën e vlerësimit për treshen nga Durrësi me kryesor Andi Koçin, gjithashtu foli edhe për golin e anuluar të Partizanit. “Sa i përket golit të Braun, po t’i shohim me vëmendje pamjet që janë, nuk jap dot verdiktin përfundimtar. Te dora e Çinarit, lëvizja e krahut është në nivelin e kokës së mbrojtësit.

Bilbili nga arbitri është vërshëllyer shumë më përpara se topi të shkojë te Braun. Mendoj se nga lëvizja e dorës së Çinarit mund të jetë prekur pak me parakrah topi. Por, me pamjet që janë nuk mund të them gjë me siguri. Ndërsa rasti i golit të barazimit është i vështirë për t’u gjykuar.balline

Por, po të mos ishte gol, do të jepej 11-metërsh për faull të Hoxhës. Unë them se do të ishte penallti, sepse kemi faull të Hoxhës ndaj sulmuesit të Bylisit”, deklaroi Janku në emisionin “Pressing” në televizionin “ABC News”.

Kujtojmë se ish-gjyqtari, përveçse vëzhgues në ndeshjet e Superiores, është edhe njëkohësisht anëtar i Komisionit të Vlerësimit të arbitrave në FSHF.

The post Goli fantazmë në Partizani-Bylis, ja moviola e Albano Jankut appeared first on Sport.