Lojtari i Kombëtares së Kosovës,Idriz Voca, ka shënuar një gol mjaft të bukur me fanellën e Luzernin në ndeshjen kundër Ksamaksit, e vlefshme për kampionatin zvicerian.
Mesfushori 22-vjeçar ka shënuar pas një skeme tepër të bukur nga goditja e këndit. Margiota i ka shërbyer Vocës, që me një goditje me të djathtën ka gjetur rrugën e rrjetës dhe i ka dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Ky gol ngjason me atë të Salihit që ka shënuar ndaj Norvegjisë me fanellën e Kombëtares.
Kujtojmë se Voca ka luajtur 10 ndeshje me Kosovën dhe është një futbollist i rëndësishëm, pasi mund të luajë në disa pozicione në prapavijë dhe mesfushë.
The post Gol si Hamdi Salihi, shqiptari realizon perlën e javës në Zvicër appeared first on Sport.