Në gusht ndaloi Real Madrid në “Bernabeu” dhe prej atëherë ka realizuar 3 gola deri te ai i shënuar në “Los Carmenes” ndaj Granada. Nuk vlen fitoren dhe pikët sepse Real Valladolid i tij u përmbys 2-1 nga skuadra vendase, por këndi thuajse i pamundur bëri që ky gol të ishte më i bukuri i fundjavës.

Po flasim për Sergi Guardiola që ka shënuar thuajse nga flamuri i këndit, një trajektore e saktë dhe pabesueshme, që ka lënë të shtangur edhe portierin. “E pashë që portieri i tyre shpesh dilte nga porta dhe nuk qëndronte në ruajtje të gjithë portës, por më i spostuar rreth qendrës… Kështu kur pata topin në këmbë thash ta provoj”.

The post Gol i pamundur në Spanjë/ Video: Guardiola befason kundërshtarët dhe të gjithë tifozët appeared first on Sport.