Talenti shqiptar Armando Dobra po kalon një formë shumë të mirë, teksa së fundmi ka shënuar edhe një gol me 23-vjeçarët e Ipsuiç.dobra

Shqiptari ka shënuar golin e parë për ekipin e tij, ndërkohë që rezultati ishte 2-0 për kundërshtarët e Kolçester. Në minutën e 31’, 18-vjeçari shënoi për ekipin e tij, duke e zgjuar skuadrën, të cilët gjetën edhe golin e barazimit më vonë.

Megjithatë kjo nuk ishte dita më e mirë e mundshme për Dobrën, pasi në minutën e 51’ futbollisti u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Ipsuiçin me 10 lojtarë.

Pikërisht e njëjta gjë ndodhi edhe me Rei Manajn te Barcelona B, ditën e djeshme, teksa pasi kishte shënuar golin e parë për katalanasit, në harkun kohor të pak minutave u ndëshkua dy herë me karton të verdhe, duke e lënë skuadrën me 10 futbollistë.dobra

Dobra është ftuar nga Kombëtarja e 19-vjeçarëve, me të cilët gjithashtu ka zhvilluar edhe disa ndeshje, ku ka treguar paraqitje të mira.

The post Gol dhe karton të kuq, talenti shqiptar bëhet protagonist në Angli appeared first on Sport.