Flamurtari ka luajtur ditën e sotme sfidën e kthimit ndaj Vllaznisë. Vlonjatët u mundën pastër 0-2 nga shkodranët dhe u eleminuan nga Kupa. Edhe pse kishin barazuar në takimin e parë, Flamurtari nuk mundi të kalonte në çerekfinale.

Por pas lajmit të keq ka edhe lajme të mirë për ndeshjen e sotme. Në fushë për Flamurtarin nga minuta e parë janë aktivizuar dy futbollistët brazilian të afruar në merkaton e janarit. Welder Costa dhe Lucas Ramos e kanë nisur si titullar këtë ndeshje duke treguar që merkato në Vlorë është zhbllokuar përfundimisht dhe lojtarët janë federeruar në FSHF. Tashmë trajneri Troisi do të ketë të gatshëm futbollistët që janë afruar në janar. Padyshim një lajm i madh për Flamurtarit që do të tentojë deri në fund për të mbijetuar edhe pse ka vetëm 6 pikë në renditje.

The post Godet Flamurtari, zyrtarizon 2 afrime cilësore në merkato appeared first on Sport.