Janë publikuar formacionet e dy skuadrave, Interit dhe Napolit, që përplasen sot në “San Siro” në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre. Kupa e Italisë, është objektiv për të dyja skuadrat dhe trajnerët, nuk janë kursyer në formacione.

Interi i Contes vjen me Padellin në portë, ndërsa mbrojtja me tre përbëhet nga Skriniar, Bastoni dhe De Vrij. Moses dhe Biraghi nga krahët, ndërsa në mesfushë, rreshtohen Barella, Brozovic dhe Sensi. Sulmi nuk ka ndryshime, me Lukakun dhe Lautaron.

Ndërsa Gatusso, vjen me Ospina në portë, ndërsa në mbrojtje, Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic dhe Rui. Mesfusha me tre përbhet nga Demme, Fabian dhe Ruiz, ndërsa treshja e sulmit, është e përbërë nga Elmas, Mertens dhe Callejon.

The post Gjysmëfinale: Inter-Napoli, formacionet zyrtare/ Hysaj… appeared first on Sport.