Flamurtari mori një pikë në ndeshjen kundër Bylisit në transfertë dhe në Vlorë mendojnë se mund të kishin marrë më shumë po të mos kishte qenë për gjykimin e bërë nga gjyqtari Adrian Beqiri. Klubi vlonjat ka publikuar edhe disa raste për moviolë dhe i analizon.

POSTIMI I FLAMURTARIT – Nuk presim nga asnjë analist për të bërë moviolën me rastet në ndeshjen Bylis – Flamurtari F.C, prandaj po i publikojmë.

1. Momenti i dëmtimit të dy lojtarëve, duket që topi preket nga lojtari me numrin 25 (Tuxa) dhe kontrollohet nga Ribaj.

2. Me rregullore topi i kthehet ekipit që kishte kontrollin para ndërprerjes së lojës, por arbitri bëri të kundërtën. Mungon edhe FAIR PLAY nga Bylis .

3. Jepet 11-metërsh nga mesi i fushës, edhe pse kontakti është dyluftim në ajër. Arbitri shumë i bindur për të dhënë 11-metërsh në distancë 40 metra larg nga aksioni.

4. Në zonën e Bylis ka prekje me dorë nga lojtari me numër 8. Arbitri vendos bilbilin për të dhënë 11-metërsh dhe bëhet “pishman”, duke vazhduar lojën.

 

View this post on Instagram

 

Nuk presim nga asnje analist per te bere moviolen me rastet ne ndeshjen Bylis – Flamurtari F.C prandaj po i publikojme . 1. Momenti i demtimit te dy lojtareve duket qe topi preket nga lojtari me numrin 25 ( Tuxa ) dhe kontrollohet nga Ribaj. 2. Me rregullore topi i kthehet ekipit qe kishte kontrollin para nderprerjes se lojes por arbitri beri te kunderten. Mungon edhe FAIR PLAY nga Bylis . 3. Jepet 11 m nga mezi i fushes edhe pse kontakti eshte dyluftim ne ajer. Arbitri shume i bindur per te dhene 11 m ne distanc 40 m larg nga aksioni. 4. Ne zonen e Bylis ka prekje me dore nga lojtari me numer 8 . Arbitri vendos bilbilin per te dhene 11 m dhe behet “ pishmend “ duke vazhduar lojen.

A post shared by Flamurtari FC (@flamurtari_f_c) on Mar 1, 2020 at 2:20pm PST

 

The post “Gjyqtari akordoi penallti nga 40 metra larg”, shpërthejnë drejtuesit e Flamurtarit dhe publikojnë faktet appeared first on Sport.