Safet Gjici u zhgënjye pa fund nga humbja me Tiranën, gjë që reflektoi dhe në daljet e tij publike. Për “Panorama Sport” ai njoftoi edhe “ultimatumin” për ekipin:

Tri fitore radhazi ose do të ketë gjoba të rënda. Gazeta mëson se kreu i klubit nuk ka ndryshuar qëndrim, madje i ka mëshuar edhe një herë kërkesës së tij. Pret me patjetër kthesën, gjë që i është premtuar prej skuadrës. Nuk e ka lënë me kaq, pasi ka mbajtur gjatë gjithë këtyre ditëve në “lupë” ekipin.

Ai ka kërkuar informacione periodike prej drejtueseve të klubit dhe natyrisht është informuar me detaje për çdo situatë. Pritshmëritë e presidentit janë që të rimerret kreu këtë javë. Me një fitore të verilindorëve në Durrës dhe një ndalesë të Tiranës nga Partizani, mund të kthehen në “podium”.

The post Gjici nuk heq dorë nga ultimatumi i tij/ Kukësi duhet të fiojë 3 ndeshje rresht, ndryshe… appeared first on Sport.