Prurja më e re e Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, gjeti rrugën e rrjetës me Rangers, por anësori do i prishte festën sulmuesit.

Kamberi e nisi nga stoli takimin mes Rangers dhe Livingstonit, ndërsa Gerrard vendosi ta aktivizonte në minutën e 56 të ndeshjes. Kent do të kalonte ekipin skocez në avantazh 3 minuta pas hyrjes së Kamberit, ndërsa shqiptari do të çonte topin në rrjetë në minutën e 88.

Megjithatë, flamuri i ngritur nga anësori i prishi ëndrrën e golit të parë me fanellën e gjigantëve skocezë.

The post Gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Rangers, por shikoni çfarë i ndodh Kamberit appeared first on Sport.