Një moment i nxehtë i debatit është bërë te emisioni “Pressing” që transmetohet në “ABC News”. Kryefjala ishte derbi i Shqipërisë, teksa Tirana fitoi në shifrat 5-1 ndaj Partizanit. I ftuar në studio ishte edhe mbrojtësi Vangjeli, për një nga rastet më të diskutueshme.

Pikërisht në minutën e 1 të takimit, atje ku tek të kuqtë pretendojnë një penallti të mohuar për prekje me dorë nga mbrojtësi i Tiranës. Por ky i fundit shprehet se nuk ka një të vërtetë në lidhje me këtë rast, pasi topi nuk i ka rënë në krahë.

“Jam në pozicion diagonal. Më ka prekur në anën e majtë të gjoksit, as në parakrah as në krah. Dora ka lëvizur sepse erdhi shumë fort te gjoksi. E dini shumë mirë që edhe kur të gjuajnë me grushte nuk je robocop që të mos lëvizësh. Reagimi i dorës erdhi se me ra topi në gjoks. Po të më kapte në dorë topi do shkonte anash. Është një pamje tjetër nga prapa porte që e tregon saktë. U ktheva diagonal, kam reaguar i gjithi. Jam kthyer. Nuk është penallti”, ka thënë Vangjeli.

Por nga ana tjetër Starovën nuk e mban vendi në këtë debat. Trajneri i njohur është ngritur në këmbë duke bërë lëvizje të shumta për t’i treguar Vangjelit se rasti konkret ishte 11-metërsh dhe duke i treguar lojtarit të Tiranës sesi do të ishte reagimi i tij nëse topi do e kishte prekur në gjoks siç pretendonte.

The post Gjeste me këmbë e duart, Starova acarohet keq me Vangjelin appeared first on Sport.