Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, mbetet unik me deklaratat e tij. Napoli i tij fitoi ndaj Torinos me rezultatyin 2-1 dhe u fut sërish në garë për Europë. Ekipi italian nuk shkëlqeu, por mori 3 pikë me shumë rëndësi.

Numri një i stolit foli pas sfidës dhe dha një deklaratë epike, siç e ka zakon. “Nuk duhet të mendojmë se jemi bërë të bukur dhe bjondë, nuk jemi Brad Pitt, lojtarët e mi duhet të shikojnë veten në pasqyrë dhe të mendojnë se janë po aq të shëmtuar sa unë”, – tha ai.

Gattuso ka arritur të kthejë Napolin në rrugën e duhur. Skuadra italiane po merr rezultate të mira dhe tashmë duket se ka harruar problemet që kishte me trajnerin Ancelottin.

The post Gennaro Gattuso bën deklaratën më epike të vitit, do shkriheni së qeshuri appeared first on Sport.