Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla shkëlqeu në triumfin 2-1 ndaj Juventusit. Gol i anuluar, penallti e fituar dhe saktësia kirurgjikale në duelet me bardhezinjtë, e shndëruan djaloshin shqiptar në një nga mbrojtësit më të komentuar të javës në Serinë A.

“Tuttomercatoweb”, ka publikuar ditën e sotme edhe formacionin më të mirë të javës që sapo lamë pas, ku nuk mund të mungonte talenti shqiptar. Mes më të mirëve, nuk mund të mungonin 4 futbollistë nga derbi. Bëhet fjalë për De Vraj, Vesino, Brozoviç dhe Ibrahimoviç.

FORMACIONI MË I MIRË I JAVËS SIPAS “TMW”:

Në portë:  Lukaz Skorupski (Bolonja)

Në mbrojtje: Davide Faroni (Verona), Marash Kumbulla (Verona), Stefan De Vraj (Inter)

Në  mesfushë: Robin Gosens (Atalanta), Matias Vesino (Inter), Ruslan Malinovski (Atalanta), Marselo Brozoviç (Inter), Gaston Ramirez (Sampdoria)

Në sulm: Zllatan Ibrahimoviç (Milan), Xhanluka Lapadula (Leçe).

The post Futi në “xhep” yjet e Juventusit, Kumbulla merr vlerësimin e madh nga mediat italiane appeared first on Sport.