Milot Rashica është lojtari i duhur për Bayernin. Ky është mendimi i ish-futbollistit të skuadrës bavareze, Dietmar Hamann. Sipas këtij të fundit, mesfushori ofensiv i Kosovës kushton më pak dhe do të ishte efikas për rekordmenët.

“Nëse drejtuesit duan të marrin lojtarë, të shohin te Werder Bremen. Aty luan Milot Rashica, i cili mund të jetë një opsion më i lirë se Leroy Sane apo Kai Havertz. Meqë dyshja Coman-Gnabry dëmtohen shpesh, Rashica ka vend në Mynih”, është shprehur Hamann, aktualisht ekspert futbolli në televizion.

“Personalisht, kam dyshime te Sane. Nëse një trajner si Pep Guardiola nuk do ta mbajë, atëherë këmbanat e alarmit kanë rënë. Djaloshi padiskutim që ka talent të madh, por ka shfaqur shpesh probleme me sjelljen”, ka shtuar Hamann.

The post “Futet mik” ish-futbollisti i kampionëve të Gjermanisë, Milot Rashica te Bayern appeared first on Sport.