Coronavirusi ka tmerruar Italinë dhe sidomos rajonin e Lombardisë, ku janë shfaqur edhe rastet më të shumtë të të prekurve. Deri më tani janë mbi 520 të prekur dhe 14 viktima në Itali. Virusi nuk ka kursyer edhe futbollin, teksa është konfirmuar një futbollist, i cili luan në Serie C me Coronavirus, ndërsa dyshohet edhe për një lojtar në Serie A.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Goldaniga. Ky i fundit luan për Genoan dhe prej dy ditësh po stërvitet veçmas ekipit, pasi dyshohet se mund të jetë infektuar nga virusi. Pavarësisht se Goldaniga nuk ka shfaqur asnjë shenjë, ai jeton në një zonë mjaft të prekur dhe për arsye sigurie ai do të stërvitet veçmas për disa ditë.

The post Futbollisti i klubit të Serisë A dyshohet se është prekur nga Coronavirusi, ja çfarë ndodh në stërvitje appeared first on Sport.