Përhapja e koronavirusit nga Azia e largët në Itali brenda një kohe të shkurtër ka frikësuar shumë qytetarë dhe në Shqipëri.

Futbolli është detyruar kohët e fundit të pranojë disa masa mbrojtëse kundër përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës.

Edhe në derbin e sotëm, i cili do të luhet në “Air Albania”, një qytetar ka vendosur maskë në fytyrë për të shmangur infektimin e mundshëm nga koronavirus.

Deri tani në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë rast infektimi me koronavirus, por shumë qytetarë kanë marrë masat për t’u mbrojtur nga ky virus i rrezikshëm.

Kujtojmë që në Itali dhe disa shtete të tjera europiane, disa ndeshje janë shtyrë ose do të luhen pa tifozë.

The post Frikë nga koronavirusi, ja çfarë bën tifozi në “Air Albania” appeared first on Sport.