Italia mbetet e pushtuar nga ankthi prej Koronavirusit. Kjo situatë nuk mund të mos prekte edhe botën e sportit, teksa në javën e kaluar disa ndeshje të Serisë A u shtynë, ndërsa këtë javë shumë prej tyre do luhen pa praninë e spektatorëve për arsye sigurie.

Ndërkaq, frika ka mbërritur edhe te Juventusi, por bëhet fjalë për ekipin U 23 të bardhezinjve. Një nga lojtarët e Pistoiese, kundërshtarit të kaluar të Juventus U 23, rezultoi i infektuar me Koronavirus. Në këtë formë, për kushte parandaluese, ekipi i parë i Juventus i ka ndaluar lojtarët e U 23 të stërviten me ekipin e parë.

Pjesë e Juventus U 23 është edhe Xhakomo Vrioni, i cili gjatë këtij sezoni është stërvitur në një rast me skuadrën e parë. Por, tashmë derisa të kalojë gjendja e alarmit nga virusi, Vrionit i duhet të presë pasi skuadra e Sarrit është izoluar për t’u mbrojtur nga rreziku që ka pushtuar Italinë.

The post Frika nga Koronavirusi, Vrioni humbet shansin e madh me Juventusin appeared first on Sport.