Edhe pse nuk ishte në fushën e lojës, Tefik Osmani, kujdeset që të jetë gjithmonë protagonist, sidomos kur skuadra e tij arrin të triumfojë.

Mbrojtësi korçar, në fundin e ndeshjes, i ka surprizuar të gjithë, teksa ka marrë një flamur të madh bardheblu, që valëvitej nga tifozët dhe e ka vendosur në mesin e fushës, duke iu dhënë një mesazh rivalëve të Partizanit, se stadiumin “Air Albania” e zotërojnë bardheblutë, pasi ky është derbi i dytë radhazi që Tirana triumfon në stadiumin e ri. Këtë momente Osmani, nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram”.

The post Foto/ Tefik Osmani i befason të gjithë, bën gjestin e veçantë pas derbit appeared first on Sport.