Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë Florian Kamberi është përfshirë në listën e lojtarëve të Glasgou Ranxhersit për fushatën e Europa Ligës.

Në faqen zyrtare të Europa Ligës konfirmohen ndryshimet në listën e 32 ekipeve që do të luftojnë për trofeun e Europa Ligës.

Në listën e Rejnxhërsit është përfshirë dhe Florian Kamberi. Ai u huazua në fund të merkatos së janarit nga skuadra e Hibernianit.

Ai debutoi me ekipin e ri në barazimin 0-0 kundër Aberdenit. Nga ana tjetër, Kamberi duhet të japë maksimumin për të bindur teknikun Stiven Xherrard që ta blejë në fund të sezonit.

The post Florian Kamberi nis të shkëlqejë menjëherë, merr një super lajm te Rangersi appeared first on Sport.