Laçi është kthyer te fitorja ditën e sotme, duke mundur Flamurtarin me rezultatin 1-3. Laçjanët e kontrolluan gjithë ndeshjen dhe morën një fitore, pa harxhuar shumë energji. Nuabueze ka arritur të shënojë golin e parë të ndeshjes në minutën e 20 dhe t’i hapë rrugën e fitores ekipi të Cungut.

Vetëm tre minuta më pas, Flamurtari “i trullosur” nga goli i parë ndëshkohet përsëri dhe këtë radhë është Xhixha, ai që dërgon topin në rrjetë, pas gabimit të Nebihut. Pas dy rrjetave, Laçi kërkon të ulë ritmin e ndeshjes dhe të administrojë rezultatin.

Me nisjen e pjesës së dytë, Turkaj ndëshkohet me karton të kuq dhe lë skuadrën me 10 lojtarë në fushë. Laçi tregon diferencën e madhe me kundërshtarin dhe shënon edhe golin e tretë me Xhixhën për të mbyllur ndeshjen. Flamurtari tenton të përgjigjet dhe rrezikon portën e Shtazillës. Përpjekjet e vlonjatëve shpërblehen në të 80-ën me Ribaj, që shënon një gol mjaft të bukur. Minutat e mbetura nuk prodhojnë asgjë dhe ndeshja përfundon me triumfin e ekipit të Cungut.

The post Flamurtari në kolaps, Laçi merr 3 pikët në Vlorë appeared first on Sport.