13 C
Tirana
March 31, 2020
Sport Super Liga

Flamurtari-Laç/ Publikohen formacionet zyrtare

Do të luhet në Vlorë, sfida mes Flamurtarit dhe Laçit e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Një përballje tepër delikate, ku kuqezinjtë e Marçelo Troisit do të luajnë gjithçka për gjithçka, duke shpresuar mbijetesën deri sa matematika t’ua lejojë.

Nga ana tjetër kurbinasit e Armando Cungut, vijnë në këtë përballje pas 2 disfatash radhazi, teksa do të kërkojnë kthesën në Vlorë. Një tjetër rezultat negativ, do ta ndërlikonte ndjeshëm situatën në kampin kurbinas.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, teksa kanë hedhur në fushë lojtarët më të mirë të mundshëm që kanë në dispozicion.

FORMACIONET ZYRTARE:

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Nebihu, Qarri, Muçollari, Vrapi, Henrike, Lukas Ramos, Kreshpa, Hoxhaj, Oliveira, Ribaj. Trajner: Marçelo Troisi

LAÇI: Stazhilla, Deliu, Ignjatovic, Gjoni, Turkaj, Rapo, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

The post Flamurtari-Laç/ Publikohen formacionet zyrtare appeared first on Sport.

Related posts

Liverpoolit i mjafton një gol, Norwich është viktima e radhës

admin

Laçi-Partizani, publikohen formacionet zyrtare

admin

Marash Kumbulla i jashtëzakonshëm, i lë "targën" Van Dijkut dhe Varanit

admin

Leave a Comment